Tre banorë të rinj janë futur mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP 4”. Ata janë Tiri Gjoci, këngëtar, Krisa Caushaj, prezantuese, dhe Indrit Murati, këngëtar.

Por… Tiri dhe Krisa janë çift dhe këtë informacion do të zgjedhin ata nëse duan apo jo ta ndajnë me banorët e tjerë, përveç Indritit i cili e di tashmë. Ndërkohë të dy ata do të luajnë si banorë të veçuar.

Tiri Gjoci është një artist i njohur shqiptar, i cili është vlerësuar gjithmonë për vokalin e tij të veçantë. Edhe pse ishte prezantuar më parë me publikun shqiptar, Tiri arriti kulmin e suksesit në edicionin e 5-të të “The Voice of Albania”, duke u shpallur zëri më i mirë i shqiptarëve.

Na mbetet të shohim se çfarë do të sjellë ai ndryshe në këtë reality show. Suksese Tiri!