Lore, këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore do të jetë banorja më e re e Big Brother VIP 5.

E lindur në vitin 1996, ajo ka ndërtuar një emër në skenën e muzikës pop shqiptare falë zërit të saj të veçantë dhe shprehjes artistike plot ndjenjë.

Lore u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku impresionoi audiencën me zërin e saj të ëmbël dhe unik.

Lore thotë se vlerëson integritetin artistik mbi suksesin komercial, duke refuzuar presionin për të ndryshuar stilin e saj për klikime apo shikueshmëri.