Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Duket se pritjes i erdhi fundi dhe shumë shpejt do të kemi të reja nga këngëtarja. Sipas disa burimeve të afërta me të, mësohet se Kejsi do të sjellë së shpejti jo një, por pesë këngë të reja.

Artistja duket se ka në proces një EP, por ende nuk ka pasur një reagim nga ajo. Këngët e reja të Kejsit do të prezantohen këtë muaj në një event të organizuar për miqtë e dashamirësit e saj.

Teksa këngëtarja duhet thënë se na ka munguar me projekte të reja, tani do kompesohemi për këtë pritje të gjatë. Mezi presim të zbulojmë në shumë se çfarë ka rezervuar Kejsi për ne.