Grupi i suksesshëm Kaos ka vendosur të vijë me një produksion tepër të veçantë, me një këngë për Vandamin. Ditën e djeshme, grupi ka nxjerrë në treg projektin e tij më të ri muzikor me titull “Vandami”.

Por kjo këngë ka ardhur me një videoklip mjaft interesant, i përpunuar me efekte vizuale nga skenat e filmit të aktorit të famshëm Jean-Claude Van Damme, ku përfshihet  Lumi B dhe Vig Poppa.

Sa i përket tekstit të këngës është punuar nga vetë dyshja e talentuar ndërsa për muzikën është kujdesur Flori Mumajesi.  Kujtojmë që Kaos ka qënë pjesë e “The Top List” për 7 javë rresht me projektin muzikor “Na” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Nëse kjo këngë do të jetë pjesë e klasfikimit për javën e ardhshme, mbetet për t’u parë.