“Fati ynë shpresë e marrëzi” që erdhi në një version shumë të veҫantë dhe emocional e kënduar nga artisti Julio Imeri, bëri që artisti të njihej edhe më gjerësisht duke hyrë kështu në listën e Top Awards. Ai jeton prej disa vitesh në Greqi ku merret me muzikë, pasion të cilin e ka zbuluar që në moshën 14-vjeҫare.
Xhuljo fillimisht e nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri dhe në 2018 publikoi këngën e parë “Arsye”. Ai ka vijuar me cover-a të cilët i sjell shumë bukur me stilin e tij.
Pas disa cover-ave mjaft interesant nga artistë të huaj por edhe shqiptarë, siç ishte ajo e fundit nga Aurela Gaçe, “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”, Julio Imeri sjell projektin e tij “Më harro”. Një projekt mjaft interesant dhe që të bën shumë emocional, që nga teksti i ndjerë dhe zëri shumë i ëmbël i Julios. “Më harro” e ka pozicionuar artistin në vend të 76-të për këtë javë.