Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme.
Teksti i këngës është i thellë dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe një tradhtie. Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Vetë Semi nuk ka reaguar dhe ka refuzuar të prononcohet për këngën, koshiente se teksti i saj mund të interpretohet.
Pas tekstit të “Mos u kthe” qendron Yll Limani, që shpjegon fare mirë dhe suksesin e padiskutueshëm të këtij hiti. Megjithatë, për fatin tonë të mirë, dyshja nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Duket se tashmë Semi ka përgatitur tjetër hit, ku sërish ka prekjen magjike të Yllit.
Megjithatë, Semi na surprizoi mbrëmjen e kaluar kur nuk paralajmëroi një projekt të ri, por dy të tillë. Këngëtarja postoi në InstaStory-n e saj një video ku dukej ajo së bashku me kukullën e pellushit Gin dhe ku shkroi:
Gjithmonë pranë meje… Jo një por dy këngë.