Seven777 vijon që të vijë edhe më pranë publikut shqiptar me projektet e tij të reja muzikore. Së fundmi artisti ka publikuar këngën “Jeta”, ndoshta më të ndjerën deri më tani.
Ky projekt muzikor vjen në gjuhën shqipe dhe Seven777 tingëllon kaq emocional, një melodi e vërtetë për veshët. Kënga shoqërohet nga tingujt e kitarës së Faton Maculës, që shton edhe më shumë ndjeshmërinë dhe veçantinë e saj.
Vetë Seven777 e ka përshkruar këngën si një reflektim mbi kujtimet, plagët dhe forcën që njerëzit gjejnë pas sfidave:
“Është për kujtimet që mbajmë, plagët që na formojnë, edhe forcën që gjejmë pas tyre. Disa e ndjejnë si dhimbje, disa si shërim, e disa si të vërtetën e udhëtimit të tyre,” ka shkruar ai.
Artisti shtoi se mesazhi i këngës është se jeta nuk duhet parë vetëm nëpërmjet humbjeve, por përmes asaj që bëhemi pas tyre.
Ky projekt shihet si një rikthim emocional i Seven777 te publiku shqiptar, me një vepër që kombinon muzikën e ndjerë me tekstin e thellë reflektiv.