Prej 10 javësh Ardit Cuni dhe Vesa Smolica janë bërë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendet më të “nxehta” të këtij klasifikimi.

Ndërkohë për 5 javë “Jena Na” ka mundur të kryesojë klasifikimit e 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke i rezistuar cdo prurjeje të re muzikore. Duket se një “luftë” e vërtetë ka nisur mes Vesa Smolicës, Ardit Cunit dhe Xhensilës, të cilët nga java në javë synojnë të zënë vendin e parë të renditjes.

Ndërkohë treshes së “nxehtë” të klasifikimit për këtë javë i është bashkuar edhe Elvana Gjata, fansat e të cilës e kanë votuar së tepërmi  artisten për 13 javë rresht, duke e renditur në vendin e 3-të për këtë javë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, kjo javë duket se ka ardhur me disa prurje të reja ku 4 të tilla kanë mundur t’i shtohen Top Listës.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 42-të e “The Top List”, Top Awards:

  1. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  2. Xhensila – High Love
  3. Elvana Gjata – Njesoj
  4. Majk – Kcen
  5. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  6. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  7. Alban Skenderaj – Engjell
  8. Getinjo ft. Kida – Ku je
  9. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  10. G4SHI – Personal
  11. Alban Skenderaj- Duart lart
  12. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  13. BimBimma – Shqipet Nalt
  14. Butrint Imeri – E jona
  15. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  16. Lyrical Son – I re pishmon
  17. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra Jem
  18. Keisi – Sa larg
  19. Dj Aldo ft. Melloquence – Hands up
  20. Lindon – Summer Luv