Një kohë e suksesshme kjo për Alban Skënderaj. Duket se projekti i tij “Spektatore” është një ogur i mirë dhe fatsjellës për këngëtarin dhe ka rezultuar ndër më të preferuarit e publikut.

“Spektatore” padyshim që ka tërhequr mjaft zemrat e publikut që me çastet e para të publikimit. Fillimisht edhe pse një hyrje e re, ky projekt i Albanit arriti që të renditej në vend të katërt të klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare.

Më pas arriti që nëpërmjet kësaj kënge Albani të renditej në krye dhe të merrte fronin e “The Top List”. Kjo është hera e dytë që Albani pozicionohet sërish në krye për të dytën javë rradhazi.

Duket se “Spektatore” është një ndër më të preferuarat e fansave të tij që po e votojnë më së shumti për të qenë në krye. Deri diku e kishim parashikuar edhe javën e kaluar që gjasat do të ishin që Albani të vazhdonte në vend të parë, duke parë dhe reagimin e mirë të publikur për këtë projekt. Por a do të jetë e treta e vërteta për Albanin në klasifikimin e ri nesër?