Janex është një emër i dëgjuar për publikun shqiptar pavarësisht se prej disa kohësh zëri i saj i ka munguar tregut muzikor. Por tashmë duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe mund të presim plot surpriza nga këngëtarja.

Artistja Janex ka sjellë këngën e saj më të re, e cila titullohet “Loveless”. Momentalisht, ajo ka zgjedhur publikimin e projektit me versionin teskt, ku këngëtarja ka vendosur të këndojë në gjuhën angleze. 

“Loveless” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” duke u pozicionuar në vend të 63-të. Edhe pse një këngë e publikuar në ‘muajin e dashurisë’, shkurt, Janex solli një frymë më ndryshe.

Artistja është pikasur gjithmonë për një stil të veçantë në të kënduar. Këtë na e vërtetoi edhe njëherë me “Loveless”, ku stili unik që bën diferencën në tregun muzikor shqiptar, apo zëri aq i ngrohtë, të ngjason me artistet e famshme të skenave ndërkombëtare, një kombinim mes Miley Cyrus dhe Anne Marie…