Me Janex, emri i vërtetë i së cilës është Xhejn Kumrija, jemi njohur në “The Voice of Albania 1”. Duket se që pas asaj kohe muzika është një pjesë e pandashme në jetën e këngëtares.

Ka vetëm dy ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Memories”, një këngë që sapo ka dalë në treg ka goditur në shenjë, jo vetëm duke u bërë pjesë e “The Top List”, por duke u pozicionuar në vendin e katërt.

E kontaktuar nga “Top Awards”, Janex është shprehur tepër e lumtur dhe e vlerësuar. “Eshtë një “feedback” shumë i rëndësishë për ne”, shprehet këngëtarja duke iu referuar personave që kanë punuar me këtë klip.

Klipi i këngës i realizuar nga “Hija Film” dhe Romina Ruda me regji të Donald Brahos, mund të thuhet me bindje që është lehtësisht i krahasueshëm me një hit botëror.