E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artistja e njohur, Lorè, emri i vërtetë i të cilës është Lorela Karoshi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën, emocionet që përcjellin projektet dhe albumin e saj më të ri që do të vijë së shpejti.
Si ka qenë kjo periudhë për të?
Shumë punë, ka ardhur e gjitha e ndërtuar me një kocept fiks dhe real që t’i përmbahej të gjithë ciklit të katër këngëve. Janë vazhdimësi e njëra-tjetrës prandaj edhe kënga e parë që sapo kam lancuar u bë një muaj. Nuk bën sens e vetme pa vazhdimësinë e vet që janë tre këngët pasardhëse. Njëra del këtë javë, quhet “Të du”.
Në lidhje me këngën e re të publikuar e cila quhet “Po largohem” si e ka pritur publiku?
Feedback-u ka qenë shumë i mirë, gëzoj gjithmonë kur lancoj këngë. Unë i ndërtoj edhe konceptualisht këngët, që të mos jenë edhe pa mesazhe, kanë tekstin të rëndësishëm. Jam detajiste, perfeksioniste, jam kafshë.
Lorè ka zbuluar se frymëzohet nga:
Frymëzohem nga eksperiencat e mija. Ato janë të parat. Për hir të artit janë edhe pak më të ekzagjeruara.
Ndër të tjera shtoi se:
Në kohën që unë po shkruaja “Po largohem” sapo kisha dalë nga një marrëdhënie dhe pas disa kohësh kur po tentoja të hyja në një të re kuptova që nuk isha gati. Zhgënjimet t’i sjellin këto, krijojnë pasiguri dhe ky ishte rasti im.
E ka menduar ndonjëherë artistja që të dalë nga zona e komfortit për të fituar klikime dhe të ardhura më shumë?
Jam partizane e gjësë autentike sepse mendoj që mund ta bëj më mirë dhe mund ta shes më mirë, mund ta interpretoj më mirë. E ndjej dhe mund ta shpërfaq si duhet. Nëse do të bëja diçka jashtë vetes sime për hir të klikimeve e sigurt që mund të ishte edhe dështim.
Duke disktuar për projektet e saj dhe punën në studio, kur u pyet në lidhje me bashkëpunimin me Shpëtim Saraçin për këngët e saj artistja zbuloi se ishte një kënaqësi shumë e madhe të punoje me profesorin dhe theksoi se i ka pëlqyer shumë edhe diferenca mes brezash kur ata punojnë së bashku në studio edhe me Alban Kondin dhe Fabian Bashën. Ndër të tjera Lorè tregoi edhe arsyen se pse ka vendosur që të tërhiqet nga muzika live.
Nuk dal shumë, nuk bëj shumë jetë nate sidomos tani që po mundohet të vë një emër në treg, ne bëjmë këtë tërheqjen gjithmonë. Kur t’i nuk do të konsumohesh. Kam hequr dorë edhe nga muzika live, u bë shumë vite që nuk jam më pjesë. Jam shkëputur nga jeta e natës.
Lorè tregoi edhe emrat e tre artistëve me të cilët do të donte të kishte pajtetër një bashkëpunim…
Kam shumë dëshirë dhe kam shumë emra. Jam natyrë kurioze dhe gjërat hibride i kam shumë qejf. Një bashkëpunim me Killuan, Elvana Gjata dhe Lyrical Son.