Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të flitet për të e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi ka lançuar albumin e tij më të ri edhe pse pak ka që ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

E duket se surpriza më e re e albumit të tij ‘Lamboziki’ u lançua pikërisht për ditën e të dashuruarve, 14 shkurt ku reperi publkoi albumin e tij dhe bashkë me të dhe videklipin e këngës që mesa duket tashmë është kthyer në modë, dy në një, “Patrolla dhe Kriminela”.

Këtë javë 3 nga këngët e këtij albumi të Mozzik janë votuar për të hyrë në klasifikimin e “The Top List”.  “Patrolla & Kriminela” pozicionohet më lart se të tjerat, më saktësisht në vend të 41-të.

Nga ana tjetër dy nga projektet e tij të tjera janë ende vetëm në versionin audio. “A po rrin” pozicionohet në vend të 57-të, ndërsa “Ye Ye” renditet në vend të 60-të të klasifikimit të “The Top List”.