A duhet të theksojmë se klasifikimi i “The Top List” ka artistët më të talentuar dhe më në zë shqiptarë? Kjo tashmë dihet, sepse prej vitesh kemi pasur një sërë këngësh që kanë mbetur gjatë në memorie, si dhe artistë jo vetëm ‘Big’, por edhe të rinj, të cilët kanë marrë dhe një shtysë më shumë në karrierën e tyre.

Top Awards padyshim arriti të bënte revolucion në muzikën shqiptare. Madje, artistët tanë kanë bashkëpunuar dhe me emra ndërkombëtarë, duke i bërë edhe këta të fundit pjesë e listës sonë.

Por si është momentalisht raporti i artistëve në klasifikim? Nga janë shumica prej tyre?

Nëse hedhim një vështrim në klasifikimin aktual do të vëmë re se pjesën më të madhe e zënë artistët shqiptarë nga Kosova. Më saktësisht, artistët ndahen në: 52% nga Kosova, 41% nga Shqipëria, 3% nga Mali i Zi dhe 4% nga artistë ndërkombëtarë.