Kënga më e re e Elvana Gjatës e titulluar “Loti”, korri një sukses të jashtëzakonshëm që me publikimin e saj.
Kanë kaluar tashmë më pak se 2 javë dhe Elvana u vendos menjëherë në vend të dytë, pas projektit të Cricket, Muma dhe Dafina Zeqirit “Pa ty”.
“Loti” duket se u prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar, por gjithashtu dhe nga ai i huaj. Madje ka qenë këngëtarja me famë ndërkombëtare, Inna, ajo e cila postoi në llogarinë e saj në “Instagram”, një sekuencë nga videoklipi i Elvanës, duke shprehur kështu dhe pëlqimin e saj për këtë projekt.
Kënga është një baladë dashurie ku shumë prej fansave mund të kenë gjetur veten. Kjo mund të kuptohet qartë dhe nga fakti se cdo postim në rrjetet sociale është shoqëruar me këngën e artistes si edhe makinat nuk kanë luajtur këngë tjetër por e kanë qarë me “lot” këngën e re të artistes.
Ndërkaq, këngët e tjera të Elvanës nga albumi “Çelu“, si “Mos u ngut” renditet në vendin e 25-të apo “Kunadhe” në vendin e 31-të.