Ai është nominuar në dy kategori të rëndësishme të Top Music Awards, “Male Artist of the Year” si edhe “Video of the Year” me këngën e tij të suksesshme “Hitman” dhe Capital T është shprehur për “Top Awards” se ndihet shumë mirë për këto nominime.

“Ndihem shumë mirë që jam nominuar në këto dy kategori. Faleminderit për vlerësimin” ka thënë artisti në një intervistë të dhënë për “Top Awards”.

I pyetur se cili është çmimi që do donte të fitonte më shumë, “Kapoja” është përgjigjur: “Të gjitha çmimet më pëlqejnë por tek këto ku jam nominuar, do doja t’i fitoja të dyja dhe besoj se i meritoj”.

Në mbyllje të intervistës, “Djali i hiteve” ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat e tij, duke u shprehur: “Votoni vlerat, votoni meritat dhe votoni sinqerisht, pavarësisht për mua apo për të tjerët”. Por cila artiste e meriton çmimin “Female Artist of the Year” sipas Capital T? Ai shkurt është përgjigjur: Elvana Gjata.