Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga është pjesë e skenës shqiptare për më shumë se 20 vjet dhe është dalluar gjithmonë jo vetëm për bukurinë e saj por edhe për zërin e saj. Prej kohësh, këngëtarja është shkëputur nga muzika dhe mesa duket arsyeja qenka tepër e rëndësishme.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, artistja ka treguar se ka përfunduar Masterin për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi. Ajo ka shtuar gjithashtu se tashmë është e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit. Teksa ka publikuar disa foto në profilin e saj zyrtar në Instagram, Xhilaga shkruan:
“Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time. Edhe pse fakultetin e kam kryer shumë vite më parë për shkenca politike, këtë vit sapo mbylla një master në Kriminologji sociale, një degë që më ka tërhequr gjithmonë. Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore. Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi! 2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua Çili”.