Ardit Çuni është bërë i njohur në Top Awards me bashkëpunimin e tij me Vesa Smolica para disa vitesh me “Jena na”. Padyshim që ky projekt pati një sukes të madh duke qëndruar prej disa javësh në vend të parë dhe për një kohë të gjatë në klasifikim.

Kohët e fundit Arditi ka qenë duke gëzuar suksesin e tij pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak që ai nuk ka qenë duke punuar për të sjellë projekte të reja dhe për të ardhur më fuqishëm në muzikë.

Thënë kjo, Arditi ka bashkuar forcat me një tjetër artiste shumë të suksesshme, nga më të talentuarat dhe më në zë të Shqipërisë, por që çuditërisht ka hyrë për herë të parë në listën e artistëve të Top Awards, Çiljeta. Projekti i tyre i përbashkët titullohet “Oj dashni” dhe duhet thënë që arriti të rrëmbejë zemrat e publikut që në çastet e para të publikimit.

“Oj dashni” premton që të thyejë rekorde dhe suksese edhe më të mëdha. Ardit Çuni diti si të zgjedhë për të sjellë një projekt që do të pëlqehet për një kohë të gjatë. Kjo këngë e ka renditur dyshen në vend të 30-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.