Skena muzikore shqiptare është elektrizuar sërish, këtë herë nga rikthimi i disa prej artistëve më të pëlqyer të rap-it dhe hip-hop-it. Po flasim pët Majk, MC Kresha dhe Gjiko.
Artistët kanë bashkuar forcat për projektin e ri “Gotat Nalt”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Reperët njihen për projektet hit dhe duket se “Gotat Nalt” synon të vazhdojë këtë traditë.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Majk, MC Kresha dhe Gjiko, të cilët shpesh i japin projekteve të tyre një stil unik, të dallueshëm për publikun.
Ky projekt i shumëpritur ka sjellë menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë mirëpritur rikthimin e kësaj tresheje të fuqishme të skenës muzikore.
Majk, MC Kresha dhe Gjiko kanë shtuar edhe një hit tjetër në repertorin e tyre, duke e nisur këtë sezon muzikor me një projekt që pritet të shndërrohet shpejt në një nga këngët më të dëgjuara.