Eden ka arritur të rikthehet në qendër të vëmendjes me debutimin e saj muzikor “Running from myself”. Ky projekt muzikor, i cili i është shtuar klasifikimit rreth 6 javë më parë, këtë javë ka arritur të marrë mjaftueshëm vota, duke u shpallur kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.

Falë votave të publikut, “Running from myself” ka arritur të ngjitet me plot 67 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 15-të.

E cilësuar ndryshe si Billie Eilish versioni shqiptar, Eden është shndërruar në një prej këngëtareve më të dëgjuara të javës.

Pavarësisht se në një intervistë për “Top Awards” u shpeh se tregu muzikor është paksa i vështirë për artistët e rinj, duket se Eden ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar me muzikën e saj.