Që prej fillimi të këtij viti, ai ka ardhur me disa projekte muzikore qoftë bashkëpunime apo këngë “solo”. Gjiko ose i njohur si Djali Fluturues, nuk di të ndalet pasi 1 javë më parë ai ka sjellë këngën e tij më të re, duke kënaqur të gjithë fansat e tij.
“Je shku” titullohet kënga më e re e reperit, me muzikë të Bang Bang, tekst të vetë artistit ndërsa për klipin është kujdesur Entermedia.
Ndërkohë që në bashkëpunimin e tij me Ermal Fejzullahun “Hajmali”, atë e pamë duke u martuar, në këtë projekt muzikor Gjiko shfaqet i vetëm pasi “ajo ka shku”.
Që në javën e parë të publikimit, Gjiko ka mundur të futet në klasifikimit e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 33-të.