I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”,Gjesti ka folur për herë të parë për jetën e tij pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, duke ndarë detaje mbi projektet muzikore në horizont, marrëdhënien me ish-banorët dhe raportin me Eglin.
Reperi u shpreh se ka disa bashkëpunime në proces, por zgjodhi të mos zbulojë ende emrat apo detajet. Ai theksoi se shumë nga këngët e tij të reja janë të frymëzuara nga dashuria dhe e kaluara personale:
Ka bashkëpunime, por nuk do zbuloj gjë. Ka këngë të kushtuara dashurisë, i dedikohen dikujt. Kënga ‘Halite’ është e kaluara ime. Nuk ka arsye pse të mos e këndoj, por ka atë kuptim.
Lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme, Gjesti u shpreh se ka qenë 98% real dhe se ndjenjat dhe sjelljet e tij nuk ishin aspak të shtira:
Të gjitha kanë qenë reale – ndjenjat, sjelljet, çdo gjë.
Sa i përket lidhjes me Eglin, ai pranoi se marrëdhënia mes tyre po kalon një fazë të distancuar për shkak të angazhimeve personale:
Më mungon koha me Eglin. Jashtë kemi një marrëdhënie, dhe kjo është me rëndësi. Kemi qenë të ngarkuar, ajo me karrierën e saj, unë me karrierën time. Jam i kënaqur që e kam njohur.
Ai shtoi gjithashtu se pas përfundimit të spektaklit, ka komunikuar me disa prej banorëve, ndërsa për të tjerët ka pasur më pak kontakte për shkak të ngarkesës që po përjeton me rikthimin në jetën reale.
Me Valbonën kam folur, me të tjerët më pak. Ka qenë shumë e vështirë të kthehem në realitet. BBVA ka përfunduar, janë mbyllur edhe hatërmbetjet. Me ata që më kanë sulmuar, e kam mbyllur. Më ka befasuar Laerti, nuk e dija që ishte ashtu.
Gjesti theksoi se nuk do të lejonte askënd ta shkelte në një format tjetër si BBV Kosova, ndërsa për eksperiencën në BBV Albania tha se çdo gjë ka shkuar shumë mirë.