Këngëtarja e njohur, Gigliola Haveriku, është duke jetuar ditët më të lumtura të jetës së saj, teksa ka zbuluar se është në pritje të ëmbël. Artistja, që vitin e shkuar patëm mundësinë ta shohim edhe si pjesë të “BBVK” e ka ndarë lajmin me publikun me anë të një interviste ku ka rrëfyer më shumë detaje rreth shtatzënisë.
Lajmi i bukur erdhi edhe disi i papritur për publikun, duke qenë se këngëtarja nuk kishte lënë të kuptohej asgjë nga postimet në rrjetet e saj sociale, ndërsa nuk flet pothuajse kurrë për jetën e saj private. Megjithatë, në intervistën e fundit ajo ka treguar:
Mezi pres! (të bëhem nënë) Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh), nuk është dhe aq pritje e ëmbël! Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti.
Gigliola kohët e fundit i është përkushtuar performancave “live” në skenat e kryeqytetit dhe jo vetëm, ndërsa sa i takon partnerit të saj, epo duhet të presim edhe ca kohë që ta zbulojmë, ndoshta kur bebi të vijë në jetë. Lidhja e fundit publike që Haveriku ka pasur, ka qenë me aktorin Amos Muji Zaharia.