Rreth një muaj më parë ai ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Nikka “Njeri”, një projekt muzikor i cili prej 3 javësh është bërë pjesë e “The Top List” dhe bëhet fjalë për Getinjo, i cili momentalisht po shijon suksesin jo vetëm të këtij projekti muzikor por dhe të atyre të publikuara më parë.

Getinjo është gjithashtu pjesë e klasifikimit me bashkëpunimin e tij me Kidën “Ku je”, një këngë e cila është publikuar rreth 5 muaj më parë por që ka mundur t’i rezistojë deri tani prurjeve të reja muzikore nga java në javë.

Gjatë kësaj jave, të dyja këngët e Getinjos kanë rezultuar një sukses, pasi “Ku je” është ngjitur me 5 vende duke u pozicionuar në vendin e 12-të ndërsa “Njeri” është ngjitur me 3 pozicione duke u renditur në vendin e 20-të, pozicione mjaft të rëndësishme për këtë klasifikim prej 50 këngësh.