Ka kaluar thuajse një muaj që nga publikimi i projektit të fundit muzikor të Getinjo në bashkëpunim me vëllain e tij Mozzik, “Tony Montana”. Ndërkohë që dyshja po shijon suksesin e kësaj kënge, e cila prej 5 javësh është pjesë e “The Top List”, Getinjo ka paralajmëruar projektin e radhës.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, reperi ka treguar se së shpejti do të vijë sërish me një bashkëpunim.

Teksa vazhdon t’i qëndrojë besnikë bashkëpuntorëve të tij “ZzapnChriss”, Getinjo ka zbuluar se kjo këngë në bashkëpunim me Shkenda Dubova, do të titullohet “BADGAL”, me tekst të vetë reperit.