Getinjo ka vendosur të vijë me një projekt të ri muzikor, përmes të cilit ka përcjellë shumë emocione. “Une” mban titullin kjo prurje e re, e cila ka ardhur sigurisht nën logon e “2Euro Music”.
Në tekstin e kësaj kënge, artisti ka treguar peripecitë që ka kaluar dhe endrrat që ka patur kur ka qënë i vogël, por që ja ka dalë të jetë aty ku ka dashur. Sikurse edhe vetë titulli i këngë, reperi ka preferuar të zbulojë më shumë rreth personalitetit dhe karaketrit të tij në këtë prurje të re muzikore.
Emocionet e përcjella nga Getinjo janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku shqiptar, i cili nuk ka ngurruar që të japë sugjerimet maksimale që kjo këngë të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Mbështetja e madhe e publikut ka bërë që kjo këngë të pozicionohet menjëherë në vendin e 36-të të “The Top List”.
“Une” është shoqëruar gjithashtu me një videoklip mjaft interesant nga “N’PIK Creative”, me protagonistë të ndryshëm, të cilët përshkruajnë jetën dhe si është të jesh vetvetja, duke përcjellë mesazhe mjaft domethënëse tek audienca.
Sa i përket miksimit dhe masterizimit, ai është bërë me mjeshtëri nga Dj Mondey ndërsa për instrumentalin është kujdesur Plis Beats.
Momentalisht Getinjo është mjaft i anagazhuar me koncerte si brenda dhe jashtë vendit së bashku me vëllain e tij, Mozzik.