I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Gent Disha, një nga artistët e rinj dhe të talentuar të tregut muzikor shqiptar. Ai ka publikuar këngën “Melodi” që është gjithashtu pjesë e “The Top List”, për të cilën na ka folur më shumë vetë ai…

Si lindi “Melodi”?

Kënga lindi në studio dhe janë ato momentet në të cilat tregojnë se çfarë gjendje je ti dhe aty fillon e bëhet. Unë e lë veten time të lirë, atë që më vjen e bëj.

Si është procesi yt i të krijuarit?

Është e çuditshme se si funsksionon artisti, jemi me ‘click’. Unë e kam gjithmonë telefonin me vete dhe e shkruaj kur më vjen një frymëzim.

Si ka qenë momenti i parë kur ke dalë para publikut për të performuar?

Momentet e para janë gjithmonë shumë emocionuese dhe ke ndjesi të çuditshme. Sepse po të bëhet realitet diçka që e ke ëndërruar shumë. 

Me çfarë po punon aktualisht?

Po merrem me shumë projekte të reja muzikore dhe po punoj shumë. Nuk dua t’i zhgënjej njerëzit dhe po marr më shumë kohë për të punuar më shumë e për të qenë më i qartë. Për momentin jam te muzika energjike, reggaeton apo drill dhe ndihem mirë. Përveç pjesës time emotive që unë e përdor gjithmonë, por në aspektin e muzikës kur është energjike nuk duhet të japësh ndonjë emocion të madh.

Ti ke pasur dhe eksperienca në aktrim, mes muzikës dhe aktrimit, kë do të zgjidhje?

Muzikën e kam nisur që i vogël dhe preferoj të qëndroj tek ajo dhe luftoj për të. Edhe aktrimi, por ai është dytësor.