Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe “Big Brother VIP 4”, dje në Top Channel u transmetua “Post Big Brother”. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e spektaklit, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.

G-Bani u shpreh se pas “Lotit”, ka në plan projekte të tjera, që deri diku lidhen sërish me “Big Brother VIP”.

Kemi një këngë të re që titullohet “Kujdes mikrofonin”, ka dhe atë zërin që i pëlqen Laertit. Kam koncerte. Po pata mundësi edhe vizita tek prindërit dhe vëllai në Londër. Kam dhe këngën me Tirin…