Dysha e talentuar e muzikës shqiptare, Flori Mumajesi dhe Ledri Vula kanë mundur të jenë në krye të klasifikimit për këtë javë, duke mposhtur Elvanën, e cila prej 2 javësh kryesonte Top Listën.

“Beautiful” është projekti që ka goditur zemrat e publikut, duke bërë kështu që të votohet nga ata dhe ta shpallin dyshen mbretërit e kësaj renditje.

Vetëm 1 ditë pasi publikuan “Beautiful”, Flori dhe Ledri erdhën me një tjetër hit, të titulluar “Nuk ma la”, i cili për këtë javë vendosen në vendin e dytë, duke u ngjitur me 7 pozicione nga java e kaluar.

Sa i përket projekteve të reja muzikore duket se për këtë javë janë të pakta, ndryshe me javët e kaluara. Lumi B dhe Offchestra janë prurjet më të reja në “The Top List”, duke lënë jashtë grupin Felon dhe Kaos.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 31-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  2. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  3. Elvana Gjata – Njesoj
  4. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  5. Renis Gjoka – Po tani?
  6. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  7. Alban Skenderaj – Engjell
  8. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  9. Yll Limani – Pritem se po vi
  10. G4shi – Rose Gold
  11. Janex – Memories
  12. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  13. Lumi B – Aha aha
  14. Alban Skenderaj – Duart Lart
  15. Xhensila – High Love
  16. Butrint Imeri – E jona
  17. Offchestra – Pa jelek
  18. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
  19. Butrint Imeri ft. Eleni Foureira – Delicious
  20. Young Zerka – Love