Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin.
Lidhur me këtë histori, bukuroshja ka pasur shumë kritika në rrjet ku më i fundit ishte dhe debati online që bëri një bujë shumë të madhe me gazetaren Zhaklinë Lekatari. E teksa duket se ofendimet nga ndjekësit janë bërë modë, këngëtarja ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi ku teksa ka treguar disa foto të sajat duke buzëqeshur, krahas ka shkruar disa fjalë me të vërtetë shumë prekëse.
Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam munduar me vite t’i shëroj… Pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime… Pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformua duke punuar për të bërë e për të arritur diçka në jetë… Pas çdo shpërthimi emocional që kam pasur, diçka keni parë e diçka nuk keni për ta parë kurrë, ka shumë thika, ka shumë brryla e ka shumë padrejtësi që nuk keni për t’i kuptuar se nuk i keni provuar. Si njeri që jam me të meta, me budallallëqe, me të mira e të këqija, JAM NJERI!