Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi dhe reperi i njohur, Lumi B, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme të fansave. “Taj Taj” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri që vjen këtë javë në “The Top List”.
“Taj Taj”, një këngë ritmike dhe plot temperament që përzien stilin urban me elementë të muzikës popullore moderne. Një bashkëpunim që vjen natyrshëm dhe godet që në dëgjimin e parë.
Zhanri muzikor i “Taj Taj” është një kombinim i elementeve modernë me nuanca të lehta nostalgjie, që e bëjnë këngën të veçantë dhe të dallueshme në tregun muzikor aktual. Një festë e vërtetë brenda një kënge të vetme.
Kënga vë në qendër të vëmendjes vokalin e fuqishëm dhe emocional të Fifit, duke theksuar gjithashtu edhe aftësinë e saj për të interpretuar me ndjeshmëri dhe stil personal. Nga ana tjetër, prania e Lumi B-së sjell freski dhe energji, duke i dhënë këngës një dimension më urban dhe më dinamik.