Elgit Doda ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Fatal Love”. Ajo përmbyll triologjinë e tij pas dy këngëve shumë të pëlqyera që janë “Toxic Love” dhe “Ku Je”, dedikuar dashurisë së pazakontë, asaj që është sa e fuqishme aq edhe shkarrimtare për ata që e përjetojnë… I ftuar në “Wake Up” ai ka diskutuar më shumë lidhur me këtë projekt, por jo vetë.
Elgit, e nisim fillimisht me këngën e re “Fatal Love”, pse zgjodhe që të vish me këtë projekt në formën e një triologjie që përmbyll edhe një histori dashurie?
Për këngën e parë “TL” kemi qenë në darkë, morëm ato birrat dhe shkuam në studio. U ngjiz gjëja, në atë pjesë ishte dhe shoku jonë Donaldi që futi një pjesë të vetën në këngë. Për këngën e dytë edhe aty ka qenë Donaldi, por është krijuar shumë kohë më parë. Fansat e deshën dhe u krijua dhe kënga e tretë, e fundit.
Sa të ka përfshirë ky teksti i këtyre tre projekteve muzikore që janë realisht shumë të ndjera e jo me kot fansat kanë aluduar se janë frymëzuar nga një histori reale dashurie?
Ne artistët kur nuk kemi histori të tilla, i trillojmë pak. Edhe unë vetë kam trilluar pak me artistllëkun tim për të krijuar diçka të bukur.
Ke projekte të tjera që do t’i publikosh së shpejti?
Çdo një muaj e gjysmë do nxjerr një këngë të re. Besoj se do ketë dhe bashkëpunime, do të fillojë kjo strategji, edhe me një, me dy apo tre persona. Një bashkëpunim do ta kem me Klean. Por sigurisht mund të jetë Mozzik, mund të jetë Dafina. Po bëj një plan këtu e gjashtë muaj të ardhshëm. Deri nga shtatori të kenë filluar këngët.