Ajo konsidorehet si një nga vajzat më të ëmbla dhe romantike të muzikës shqiptare por Evi Reçi ka vendosur që në projektin e radhës të vijë ritmike por njëkohëshisht edhe romantike. “Si Margjelo” titullohet prurja më e re e artsistes, e cila është një “remake” i këngës së vjetër “Margjelo”. Për këtë projekt muzikor, Evi ka bashkuar fuqitë me producentin gjerman, Shantel, më të cilin ka nisur të komunikojë krejt rastësisht.
“Si Margjelo” për këtë javë renditet në vendin e 100-të, duke mbyllur klasifikimin e javës.
E kontaktuar nga “Top Awards”, Evi ka zbuluar më shum këngën e saj, pse vendosi të bënte pikërisht këtë këngë “remake” si dhe ka folur për projektet në të ardhmen.
TA: Kanë kaluar thuajse dy vjet nga projekti yt i fundit, mendon se duhet të jesh më aktive në tregun muzikor shqiptar?
Evi Reçi: Absolutisht dhe këtë vit kam planifikuar disa projekte (buzëqesh), “Si Margjelo” ishte njëri dhe priten dhe dy të tjerë.
TA: “Si Margjelo”, pse zgjodhe pikërisht këtë këngë për “remake”?
Evi Reçi: Sepse ishte një nga kënget e mia të preferuara që këndoja shpesh nëpër “live”, plus dhe origjina ime gjysmë nga veriu, bëri që ta risillja.
TA: Si lindi bashkëpunimi me Shantel?
Evi Reçi: Tepër rastësisht, pasi provova t’i shkruaj një e-mail duke i shpjeguar projektin dhe idenë. Pas disa ditësh çuditërisht ai më kthehu vetëm kaq: “tell me more…(më trego më shumë)” dhe pastaj nisi puna dhe erdhi në Tiranë!
TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?
Evi Reçi: Sergio Hajdini është producenti dhe Keli Guga që na bashkoi. Tekstin e kam bërë unë dhe regjinë e videos gjithashtu. Ndërsa për xhirimet dhe montazhin është kujdesur “Pro Video”.
TA: Si e përshkruan eksperiencën e fundit të moderimit?
Evi Reçi: Sfiduese por edhe argëtuese. Po ndihem shumë mirë sinqerisht edhe pse nuk e kisha menduar kurrë veten në një format të tillë.
TA: Ritmike dhe me një stil të veçante keni ardhur në këtë projekt, pse e le pas Evin romantike?
Evi Reçi: Evi është romantike në çdo këngë( buzëqesh). Tani kam më shumë ritëm dhe energji!
TA: Cilën këngë konsideroni më të bukurën në repertorin tuaj?
Evi Reçi: Ooo vështirë shumë. Do veçoj tre: “Dhe jemi te dy”, “Zhdukem ngadale” dhe “Dorezohu”.
TA: Gjatë verës, do të kemi diçka të re nga ty? Nëse po, do të jeni sërish ritmike?
Evi Reçi: Po punoj për një këngë tjetër por jo kaq ritmike. Nëse nuk del deri në verë “ Si Margjelo” do ju shoqëroj patjetër gjatë verës. (buzëqesh)