Ajo është tepër e anagazhuar në moderimin e programit të saj “Vizioni i Pasdites” por pavarësist kësaj, Evi Reçi vazhdon të ejtë aktive në muzikë, duke mos e lënë aspak pas dore.
“Kur një gjë e du” është prurja më e re muzikore e Evit, e cila është publikuar thuajse dy muaj më parë. Në këtë projekt muzikor, këngëtarja ka ardhur paksa ndyshe sa i përket stilit muzikor por edhe videoklipit.
E shkruar nga vetë Evi, kjo këngë tregon qartë se çfarë një femër duhet të bëjë kur një gjë e do, duke mos marrë parasysh mendimin e të tjerëve por duke u karakterizuar nga vetëbesimi
Në një intervistë për “Blitz.al”, këngëtarja ka shpjeguar se çdo detaj në videoklip ka një domethënie të caktuar. sa i përket klipit, ajo shton gjithashtu se në tre minuta klip, shfaqet ajo çfarë një femër bën kur është vetëm në shtëpi.
Ndërsa sa i përket detajit të momentin kur ajo rruan fytyrë me brisk apo pirjes së dhallës me gotën e verës, artistja shprehet se duhet të sillemi gjithmonë me elegancë, duke mos humbur feminalitetin që i karakterizon.
Publiku e ka përqafuar dhe votuar këtë projek të artistes, duke e futur në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Për këtë javë, kjo këngë pozicionohet në vendin e 98-të.