Era Istrefi ka surprizuar fansat e saj javën e kaluar, duke publikuar dy projekte të reja muzikore. Këngëtarja shqiptare, e cila po ecën gjithashtu suksesshëm në tregun ndërkombëtar, ka ardhur më dy bashkëpunime dhe bëhet fjalë për dy emra të njohur në botë, Steve Aoki dhe Jonas Blue.
Ndërkohë që Era vazhdon të prodhojë muzikë me shtëpinë e njohur diskografike “Ultra Music”, shumë fansa të këngëtares pretendojnë se ky label nuk po i kushton vëmendjen e duhur këngëtares shqiptare, duke mos i dhënë promovimin që ajo meriton. Sipas disa komenteve në rrjetet sociale, shumë këngë të Erës kanë ardhur të pa shoqëruara me video muzikore dhe si pasojë “Ultra Music” po shkatërron të ardhmen e artistes.
“Anything More” mban titullin bashkëpunimi i Istrefit me Steve Aoki, producentin dhe Dj e famshëm amerikan. Steve Aoki është një emër tepër i rëndësishëm në fushën e muzikës, i cili ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë të famshëm si Will.i.am, Afrojack, LMFAO, Linkin Park, Iggy Azalea, Lil Jon, Laidback Luke, BTS, Louis Tomlinson, Rise Against, Vini Vici and Fall Out Boy. Albumet e tij madje kanë qënë pjesë e klasifkimit të Billboard. Era Istrefi është e vendosur të pushtojë tregun ndërkomëbtar. Ky bashkëpunim është futur menjëherë në “The Top List” dhe sugjerimet e publikut e kanë renditur atë në vendin e 10-të, duke e shndërruar në hyrjen e re të renditur më mirë të javës në klasifikim.
Por Era nuk është mjaftuar me kaq pasi një tjetër bashkëpunim me një emër të njohur në muzikën ndërkombëtare ka dalë në kanalin e “Youtube” javën e kaluar. Për këtë projekt muzikor, të titulluar “Purpose”, këngëtarja ka bashkëpunuar me Jonas Blue, producentin dhe Dj e njohur anglez. Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që ky bashkëpunim të jetë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, duke e renditur në vendin e 44-t.