Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Pak më herët Dhurata ka publikuar albumin e saj të parë, i cili titullohet “Dhurata” dhe është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. E ditën e sotme Dhurata ka ndarë me ne një lajm shumë të bukur. ‘Coveri’ i albumit të saj është shfaqur në Times Square në New York dhe është një endërr për çdo artist që të arrijë një gjë të tillë.