Ajo është gjithmonë një këngëtare që surprizon publikun dhe kështu ka bërë edhe me publikimin e fundit, duke prezantuar jo vetëm një këngë por një album dhe ajo është Elvana Gjata.
“Çelu” titullohet albumi, i cili përmban në total 7 këngë, të cilat menjëherë janë shndërruar në këngët më të dëgjuara edhe pse ka vetëm pak orë që ka dalë në kanalin e “Youtube”.
“A po vjen”, “Drandifilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” dhe “Mos u ngut” janë këngët e albumit, i cili ka një ngjashmëri mjaft të madhe me EP “3” të Elvana Gjatës, të publikuar rreth tre vite më parë.
Theksojmë faktin se për këtë album Elvana ka vijuar bashkëpunimin me Pirro Çakon ndërsa tesktshkruese është vetë artistja.
Surpriza e këtij albumi është motra e artistes, Migena Gjata, në të cilin dy motrat kanë bashkuar fuqitë për këngën e titulluar “Vendi im“.
“Çelu” vjen si një thirrje për të gjithë në këtë situatë të vështirë që gjendemi për shkak të pandemisë, duke na dhënë shpresë dhe se duhet të çelemi pasi ditë më të bukura do të vijnë.
Ndër këngët për të luajtura të momentit janë “Jeta ime”, “Mos u ngut” si edhe “Kunadhe”.
Shijoni këto prurje muzikore të artistes dhe sugjeroni sa më shumë që këngët e saj të jenë në klasifikimin e “Top Awards”