Prej 7 javësh, Elvana ka mbajtur kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare por kjo javë ka rezultuar fatale për këngën “Xhelozi” të këngëtares.
Ky projekt muzikor ka humbur vetëm një pozicion nga java e kaluar, duke u mposhtur nga projekti i Unikkatil, “Ni Milion Rrugë”.
Por pavarësisht se ka humbur kreun, Elvana vazhdon të jetë në listë më 7 projekte muzikore, duke marrë mbështetjen e fansave çdo javë.
6 nga këngët e saj, si “Xheloz”, “Me Fal”, “Off Guard”, “Ti Shqiperi me jep nder”, “Lejla” dhe “Vec nje pike” janë të renditura në 50 këngët më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke treguar kështu që edhe pse kanë shumë kohë në klasifikim, ato ende vazhdohen të dëgjohen dhe të votohen nga publiku.
Ndërsa projekti i saj “Forever Is Over”, i cili ka 47 javë në listë, për këtë javë gjendet në vendin e 72-të.