Elvana Gjata vazhdon të mbetet prej vitesh një nga artistet më në zë shqiptare, gjithashtu me famë ndërkombëtare. Mirëpo përpos suksesit të saj, duket se skena e “Eurovizionit” mbetet ende një dëshirë ende e paprekur për të.
Aktualisht po qarkullojnë zëra pranë organizatorëve se Elvana Gjata do të jetë pjesë e garës të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin shqiptar. Madje ajo do të futet në këtë garë për fitore, e cila më pas do ta çojë si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion.
Rikujtojmë se Elvana me të njëjtin synim ka garuar disa vite më parë në Festivalin e Këngës, me këngën “Me tana”, e teksa të gjithë besonin se do të ishte fituesja, çmimin e rrëmbeu Arilena Ara. Atë vit Eurovizion nuk u zhvilluar prej pandemisë, por duket se këtë vit asgjë nuk e ndal Elvanën për të luftuar sërish për rrugën drejt Eurovizionit.