“Njesoj” është projekti muzikor që rikthehu fuqishëm Elvana Gjatën në treg dhe falë suksesit të arritur vetëm në një javë publikim, artistja e talentuar ka mund të rrëmbejë kreun e “The Top List”, Top Awards.

Me thuajse 2 milionë klikime në pak ditë, “Njësoj” është kthyer tashmë në një nga këngët më të preferuara të publikut shqiptar.

Një bum ndryshimesh ka patur këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Artistët janë të vendosur që këtë sezon veror të nxjerrin në treg sa më shumë këngë, duke krijuar kështu një larmi tingujsh në muzikën shqiptare.

9 projekte të reja muzkore i janë shtuar Top Listës të kësaj jave, këngë të cilat janë pozicionuar në vende të favorshme të klasifikimi të javës së 30-të, duke bërë që të nxjerrin “jashtë loje” disa prej këngëve që kanë qënë më të votuarat javët e kaluara. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam Nevoje,  Ronela Hajati – Marre, Enca ft. Noizy – Bow Down, Besa & Flori – 123, Blunt ft. Real – Rambo, Ardian Bujupi ft. Dalool – Na jena njo, NRG Band ft. Dj Aldo – Mos u nal, Dafina Zeqiri ft. Kaos- Na, i janë larguar klasifikimit për këtë javë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 30-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Elvana Gjata – Njesoj
  2. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  3. Ylli Limani – Pritem se po vij
  4. Young Zerka – Love
  5. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  6. Alban Skenderaj – Duart Lart
  7. Butrint Imeri ft. Eleni Foureira – Delicious
  8. Janex – Memories
  9. Era Istrefi – Bonbon
  10. Mc kresha & Lyrical Son feat. Keepman – Thirri krejt shoqet
  11. Xhensila – High Love
  12. Ledri Vula – Kings
  13. Butrint Imeri – E jona
  14. Big Basta – M’Vini Onash
  15. Skivi – 3she
  16. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  17. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  18. Felon – Beg You to Go
  19. Gold AG – N’deti
  20. Venera ft. Lind – Siento Amor