Për dy javë rresht, Elvana Gjata vazhdon të kryesojë klasifikimin e Top Awards. “Njësoj” është projekti që e riktheu fuqishëm këngëtaren e talentuar pas një pauze të shkurtër në muzikë.
Me thuajse 2.6 milionë klikime në kanalin e “Youtube” vetëm në 2 javë, “Njësoj” vazhdon të jetë e preferuara e publikut, i cili vazhdon ta votojë artisten duke e lënë në krye të këtij klasifikimi.
Por duket se një “luftë” e vërtetë ka nisur në muzikën shqiptare këtë sezon veror ku shumë projekte të reja janë publikuar, duke luftuar për atë që do të quhet hiti i kësaj vere.
6 prurje të reja i janë shtuar klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës shqiptare, duke u pozicionuar në vende tepër të favorshme, ku si pasojë janë larguar disa nga këngët më jetëgjatë të renditjes.
Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.
Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 31-të të “The Top List”, Top Awards:
- Elvana Gjata – Njesoj
- Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
- Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
- Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
- Yll Limani – Pritem se po vi
- Butrint Imeri ft. Eleni Foureira – Delicious
- G4shi – Rose Gold
- Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
- Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
- Mc Kresha & Lyrical Son feat Keepman – Thirri Krejt Shoqet
- Xhensila – High Love
- Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
- Alban Skenderaj – Engjell
- Janex – Memories
- Felon – Beg You to Go
- Alban Skenderaj – Duart Lart
- Renis Gjoka – Po Tani
- Kaos – Vandami
- Butrint Imeri – E Jona
- Young Zerka – Love