Pavarësisht se kanë kaluar disa vite nga dhënia fund e bashkëpunimit të Elvana Gjatës me Flori Mumajesi dhe shtëpinë e tij diskografike “Three Dots”, ende vazhdon të komentohet fakti nëse Elvana është më mirë me Florin apo pa Florin.
Pas 15 vitesh bashkëpunim, Elvana vendosi të ndjekë endrrën e saj për një karrierë ndërkombëtare por kjo ndarje u shoqërua me shumë reagime dhe komente në rrjetet sociale.
Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar për “Xing me Ermalin”, Elvana u shpreh se i është mirënjohëse Florit pasi falë tij është rritur dhe formuar artistikisht. “Unë nuk i harroj rrënjët por më duhet të ndjek dritën“, u shpreh në atë kohë Elvana.
Së fundmi Elvana është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, me këngë që po pushtojnë klasifikimet muzikore. Ndërkohë që po përballet me një sezon mjaft të ngarkuar veror me koncerte si brenda dhe jashtë vendit, artistja vazhdon të prodhojë muzikë të re, duke qëndruar sa më pranë fansave.
Një ndër performancat e shumë komentuara të Elvanës është paraqitja e saj në koncertin madhështor të Digitalb, organizuar në Sheshin Skënderbej. Në këtë koncert, Xhesika Trola në një nga prezantimet e saj i shkau goja, sepse si duket vjen natyrshëm dhe tha do jetë Elvana dhe Flori. Nisur nga kjo, në “Instagramin” e “Top Awards” është shtruar pyetja nëse Elvana Gjata është më mirë me Florin apo pas Florin.
Rreth 66% të votuesve janë shprehur se Elvana ka qënë më mirë me Florin ndërsa pjesa tjetër 34% kanë votuar pas Florit.
Ndërkohë që derimë tani nuk ka një rikthim të bashkëpunimit të tyre muzikor, Elvana Gjata di gjithmonë të jetë pranë publikut, duke mos i zhgënjyer asnjëherë.