Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë e ftuara speciale e kësaj mbrëmje në spektaklin “Big Brother VIP”.

Ajo ka performuar në BBV disa nga hitet e saj duke elektrizuar skenën dhe duke ngritur publikun në këmbë.

Elvana ka kënduar live këngën e saj më të re “Moment”, bashkëpunimin e fundit që vjen me Stanaj dhe që ka rrëmbyer vendin e parë të “The Top List” këtë javë.

Pas kësaj kënge emocionuese, Elvana i ka vënë ‘flakën’ skenës me “Lumja Toka”, një hit i padiskutueshëm.