Elvana Gjata paralajmëroi se do të rikthehej me një bashkëpunim, por duke e lënë ende surprizë emrin e artistit. Dhe ja ku erdhi momenti që të zbulohej gjithçka.
“Moment” vjen në bashkëpunim me Stanaj dhe na lini t’ju themi që ishte një surprizë shumë e madhe për ne dhe publikun. Ky projekt është ndoshta bashkëpunimi më i ndjerë dhe romantik i momentit.
Dy artistë me rrugë dhe ndikime të ndryshme muzikore, por me të njëjtën ambicie për të sjellë emocione autentike, gjejnë një pikë takimi që funksionon natyrshëm. “Moment” është një këngë që luan me ndjeshmërinë.
Kënga mban firmën krijuese te vetë artistëve, muzika nga Elvana Gjata dhe Stanaj, teksti nga Elvana Gjata, Stanaj dhe Lira Blakaj. “Moment” është një këngë që të futet gradualisht nën lëkurë. Kënga ideale që do t’ju shoqërojë gjatë Shën Valentinit dhe do t’ju çrrënjosë çdo ndjenjë që e dinit të fshehur.