Elinel ka publikuar albumin e tij muzikor, të titulluar “Temeli”. Ndër bashkëpunimet që ka, përmendim atë me Ledri Vula, Era Istrefi, Lumi B, Buta, Taste2, MC Kresha, Singi apo Lluni.
“Temeli” mban 11 këngë ku përfshihen ato solo dhe bashkëpunime. Megjithatë, vetëm një prej tyre ka arritur të hyjë në klasifikimin e kësaj jave.
“Ma vonë” është projekti që ka rezultuar si më i votuari nga fansat e artistit dhe ka hyrë në Top 100. Bashkëpunimi i Elinel me Era Istrefin dhe Ergenr, pozicionohet në vend të 52-të aktualisht.
Në “Temeli”, Elinel trajton tema të ndryshme, duke përfshirë reflektime mbi jetën apo përvoja personale. Këngët e albumit janë të mbushura me emocione dhe mesazhe të forta, duke ofruar një pasqyrë të sinqertë të mendimeve dhe ndjenjave të artistit.