Një tjetër javë që e përfaqëson më së miri stinën e verës, me plot 8 hyrje të reja. E dy nga projektet që do të donim të ndaleshim pak tani, është pikërisht ai i Elgit Dodës “Nuk muj” dhe Ledri Vula, Lumi B dhe Nuk me “Uma Love”.

Do të thoni ju se çfarë kanë ndryshe nga të tjerat këto dy këngë… Epo, duket se të dy projektet kanë një skenë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Si Elgiti ashtu dhe Ledri, në një moment të videoklipit gjenden kokëposhtë.

Një moment ky që na e merr mendja sa i vështirë mund të jetë, por çunat tanë ia kanë dalë më së miri. Por doni të dini se kush nga ata ka rezistuar më shumë?

Epo, që t’jua shuajmë pak kureshtjen, Ledri ka qëndruar rreth 7 sekonda ndërsa Elgiti rekord me rreth 55 sekonda. Shpresojmë që nuk u është dashur të bëjnë shumë dubla.