Rreth dy javë më parë, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP 3”, pati një ceremoni dasme. Dy nga konkurrentët e këtij formati, Romeo dhe Heidi kurorëzuan dashurinë e tyre, sigurisht jo në të vërtetë…
Patjetër që e gjithë vëmendja e publikut ka qenë tek ky çift dhe tek ceremonia e mbajtur. Pasi i thanë “PO” njëri-tjetrit e pas ritualit tradicional, Romeo dhe Heidi vallëzuan për herë të parë si çift i sapomartuar.
E gjitha kjo ndodhi nën tingujt e këngës së re nga Elgit Doda, me artistin që surprizoi mikun e tij në ditën e rëndësishme dhe i tregoi edhe dedikim që kishte bërë posaçërisht për këtë moment. Kënga e Elgitit mban titullin “Jeta jem” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Madje jo vetëm kaq, por nëpërmjet votave të shumta të publikut artisti ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të parë në krye të listës. Epo, çfarë mund të themi? Ashtu si edhe Romeo u emocionua kur dëgjoi këtë projekt, ashtu u ndje dhe një pjesë e mirë prej nesh…