Disa ditë më parë nëpërmjet disa videove në Instagram, Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda paralajmëruan se do të vinin me një bashkëpunim. Të dy artistët shpërndanë video të njëri-tjetrit në rrjetet e tyre sociale, ku artistët dëgjohen teksa këndojnë një pjesë të shkurtër të projektit dhe më pas publikuan një pjesë nga kënga e tyre, e cila titullohet “A e din”.
Pritjes më në fund i erdhi fundi, vetëm pak më parë kënga u lansua dhe duket se do të jetë një këngë shumë e suksesshme, pasi është pëlqyer menjëherë nga të gjithë dhe është shpërndarë kudo.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Xhensilës dhe Elgitit. Disa vite më parë, në fillimet e karrierës së tyre, ata kanë publikuar “Liar”, këngë e cila gjithashtu ka pasur një sukses asokohe. “A e din” ka patur impakt mjaft të mirë tek publiku dhe është renditur në vend të pestë për këtë javë.