Vetëm dy javë më parë, Elai hyri në klasifikimin e “The Top List” me dy këngë të tijat, “Lale” dhe “Paranormal”. Tashmë një tjetër surprizë na vjen nga ky artist i ri. Elai ka hyrë sërish në klasifikimin e kësaj jave me një tjetër projekt të tijin.

Është fjala për “Nokia”. Duket se Elai sa vjen dhe po pëlqehet akoma dhe më shumë nga publiku i cili po voton projektet e tij.

Thënë kjo, “Nokia” është publikuar në muajin qershor dhe pikërisht tani është votuar që të hyjë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira në Top Awards. Duket se publiku nuk paska të ngopur me këtë artist.

Ndërkohë projektet e tij renditen kështu; “Lale” në vend të 9-të me 5 vende më poshtë nga java e kaluar, “Paranormal” në vend të 14-të dhe “Nokia” renditet në vend të 85-të. Si do të shkruhet fati i Elait nga publiku për sa i përket javëve të ardhshme?