Elai është një artsit i ri mjaft i njohur për tregun shqiptar dhe hitet e tij janë bërë goxha të njohura në platforma të ndryshme sociale, kryesisht në Tik Tok. Ai është ndër reperët që ka korrur shumë sukses me projektet e tij muzikore.

Këngët e Elait kanë gjetur gjithmonë një vend special në klasifikimin e ”The Top List” dhe janë vlerësuar shumë nga publiku. E tillë parashikohet të jetë dhe prurja e tij më e fundit.

Projekti i ri i Elait mban titullin ”2003” dhe është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë. Një këngë kjo shumë argëtuese dhe ’funny’.

Videoklipi vjen i gjithi i animuar dhe i krijuar nga vetë Elai, që nga teksti, melodia dhe beat-i. Ja pra ku reperi po na surprizon gjithnjë e më shumë me çdo projekt që po nxjerr në treg.

“2003” vjen pas ”Krenari”, një tjetër projekt mjaft i vlerësuar dhe i pëlqyer nga publiku. Kënga e re e Elait renditet në vend të 32-të për këtë javë.